
Britania e Madhe ka miratuar projektligjin për ndalimin e duhanit dhe produktet e cigareve elektrike, i cili parashikon ndalimin e blerjes së cigareve për të gjithë personat e lindur pas vitit 2008.
Pas hyrjes në fuqi, qeveria do të ketë kompetenca të reja për të rregulluar produktet e duhanit, nikotinës dhe vaping-ut, përfshirë shijet dhe paketimin.
Ministrja e Shëndetësisë, Baroness Merron deklaroi se ligji do të shpëtojë jetë dhe do të reduktojë ndjeshëm dëmet shëndetësore nga duhani, një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të parandalueshme në vend.
Ndër masat kryesore janë ndalimi i përjetshëm i blerjes së cigareve për brezat e lindur pas vitit 2008, kufizime për “vaping” (cigareve elektrike) në makina me fëmijë, kënde lojërash, pranë shkollave dhe spitaleve, ndërsa do të lejohet përdorimi në shtëpi dhe në disa mjedise të hapura.
