Këngëtari Gjesti duket se është duke përgatitur këngën e tij më të re. Ai ka publikuar një postim në Instagram me 17 foto.
Detaji kryesor që kapi syrin tonë menjëherë është një ‘screenshot’ i lënë me shumë zgjuarsi mes postimeve. Këngëtari ka ndarë imazhin e një skedari audio të emërtuar “FUQISHEM-demo1”, duke konfirmuar kështu se kënga e tij e radhës do të mbajë pikërisht këtë titull.
Për t’u siguruar që ky projekt të jetë hit, Gjesti nuk është izoluar i vetëm në këtë rezidencë. Bashkë me të në seancat e regjistrimit shihet edhe Dj Gimbo.
Dyshja duket se po punon intensivisht në studio dhe, duke u nisur nga vetë titulli paralajmërues i demos, presim që projekti i ri të godasë fort në tregun muzikor.
View this post on Instagram
