Një nga dasmat më të shumëpritura të vitit 2026 do të zhvillohet në Itali, në Palermo të Siçilisë. Këngëtarja Dua Lipa dhe aktori e modeli Callum Turner kanë zgjedhur kryeqytetin sicilian për ceremoninë e tyre martesore, e cila pritet të mbahet në shtator të vitit 2026.

Zgjedhja nuk është rastësore, pasi çifti ka një lidhje të fortë me këtë qytet, të cilin e kanë vizituar së bashku verën e kaluar dhe që ka lënë mbresa të veçanta tek këngëtarja me origjinë shqiptare.

Dasma pritet të zgjasë rreth tre ditë dhe është planifikuar të mbahet nga 5 deri më 7 shtator 2026. Ceremonia do të zhvillohet në një nga ambientet më të njohura dhe luksoze të Palermos, Villa Igiea, një hotel prestigjioz me pamje nga deti, i vendosur pranë zonës karakteristike të Arenella-s.

Raportohet se një kat i tërë i hotelit është rezervuar për të pritur të ftuarit që do të marrin pjesë në këtë event të madh, i cili pritet të tërheqë vëmendjen e mediave dhe fansave nga e gjithë bota.