Producenti i njohur Benny Blanco ka vendosur të flasë pa filtra për kritikat që merr në rrjet, sidomos pas lidhjes së tij me Selena Gomez. Në podkastin e tij “Friends Keep Secrets”, ai ndau eksperiencën personale dhe mënyrën si përballet me komentet negative.

Gjatë bisedës me aktorin Barry Keoghan, të dy diskutuan hapur për urrejtjen që kanë marrë për pamjen e tyre, ndërsa kanë qenë në lidhje me figura shumë të njohura.

Keoghan pranoi se shpesh është përballur me komente të ashpra vetëm për mënyrën si duket. Blanco tregoi se edhe ai shpesh etiketohet si “i shëmtuar” në internet, duke përmendur një postim viral ku ai përfshihej në një listë me burra të famshëm që krahasoheshin në mënyrë tallëse. Megjithatë, ai theksoi se këto komente nuk e prekin.

“Unë nuk jam tipi që reagon. Nëse i shoh, është sepse miqtë e mi i ndajnë me mua – ata e dinë që kam lëkurë të trashë,” u shpreh ai.

Interesant është fakti se sipas Blancos, partnerja e tij, Selena Gomez, reagon më emocionalisht ndaj këtyre kritikave. Ai tregoi se këngëtarja shpesh habitet nga mënyra se si ai arrin t’i injorojë komentet dhe ndonjëherë ndjen dëshirën t’u përgjigjet vetë.