
Reperi dhe kompozitori amerikan Kanye West do të mbajë një koncert live në Tiranë më 11 korrik. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Koncerti do të mbahet në një skenë të ndërtuar enkas e quajtur 'Eagle Stadium', në Kashar, në aksin Tiranë–Durrës, me një kapacitet prej rreth 60 mijë spektatorësh.
Koncerti pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri, duke sjellë në skenë një nga emrat më të njohur të industrisë globale të muzikës.
Kanye Omari West është një reper, kompozitor, producent, regjisor, sipërmarrës dhe stilist amerikan. Ai numëron dhjetëra këngë në repertorin e tij muzikor si: 'Jesus Walks', 'Through the Wire', 'All Falls Down', 'Slow Jamz', 'Gold Digger', 'Touch the Sky', 'Heard ‘Em Say', 'Good Life', 'All of the Lights', 'Dark Fantasy'.
View this post on Instagram
