Në vitet e fundit, puna nga shtëpia është bërë një mënyrë gjithnjë e më e zakonshme e punës për shumë njerëz në mbarë botën. Teknologjia e zhvilluar dhe interneti i shpejtë kanë bërë të mundur që punonjësit të punojnë edhe pa qenë të pranishëm fizikisht në zyrë.

Kjo mënyrë pune ofron më shumë fleksibilitet dhe komoditet, por gjithashtu sjell edhe sfida, si shpërqendrimi dhe menaxhimi i kohës. Për këtë arsye, është e rëndësishme të gjenden mënyra për të qëndruar produktiv gjatë punës nga shtëpia.

Më poshtë janë 7 këshilla që do t’ju ndihmojnë të qëndroni në formë dhe në të njëjtën kohë të jeni produktiv:

1.Zgjidhni karrigen e duhur

Sigurohuni që keni një karrige të mirë, e cila mundëson qëndrimin në mënyrën e duhur, përndryshe do të përjetoni dhimbje shpine dhe legeni.

2.Krijoni vendin tuaj të punës

Njerëzit që kanë një vend të caktuar për të punuar kanë produktivitet më të madh dhe më pak stres se ata që përpiqen të punojnë në vende të ndryshme në shtëpitë e tyre. Gjeni një vend në shtëpinë tuaj që mund të përdoret vetëm për punë.

3.Lëvizni

Ngrihuni dhe bëni pak ecje në shtëpi çdo orë.

4.Ndiqni një orar

Vendosni një orar pune dhe ndiqeni çdo ditë. Duke punuar vonë mund të ndikojë në gjumin tuaj dhe të ketë pasoja për shëndetin tuaj.

5.Jepini përparësi ushtrimit

Pesë herë në javë, merrni 30 minuta nga koha juaj për t’u ushtruar, dhe respektojeni atë sikur të ishte një takim pune.

6.Qëndroni të hidratuar

Pirja e sa më shumë uji dhe qëndrimi i hidratuar është një tjetër hap i rëndësishëm për një jetesë të shëndetshme. Jini të kënaqur me të paktën 8 gota në ditë nëse doni të mbani të hidratuar trupin.

7.Ndërroni ambientin ku punoni

Mund të shkoni në një bar kafe ose biblioteka të pajisura me wi-fi. Në këtë mënyrë ju do të shmangni qëndrimin tuaj mbyllur në shtëpi.