Të jesh produktiv gjatë udhëtimeve të punës mund të jetë sfiduese, sepse ndryshimi i mjedisit, lodhja e udhëtimit dhe oraret e paqëndrueshme shpesh e ulin fokusin.

Megjithatë, me disa strategji të thjeshta, një udhëtim pune mund të shndërrohet në një periudhë shumë efektive dhe zhvillimi profesional.

Përcaktoni kohën e produktivitetit

Është e rëndësishme që ta analizoni ditën tuaj dhe ta kuptoni se në cilat intervale kohore e ndjeni valën e energjisë. Mendja juaj fillon të pastrohet dhe do të jeni në gjendje ta dini se kur e bëni punën më të madhe. Duhet të filloni që ta analizoni rutinen që e bëni. Në cilën kohë e shihni veten që keni më shumë energji dhe keni më shumë ide? Në cilën kohë energjia juaj fillon të bjerë dhe nuk jeni në gjendje të përqendroheni mjaftueshëm në punë. Në këtë mënyrë do ta keni më të thjeshtë që kohën më produktive ta shfrytëzoni plotësisht, ndërsa ato pak produktive të mund të pushoni. 

Zgjidhni zonat e duhura të punës

Nëse planifikoni të zgjidhni një kafene për të punuar, atëherë jepni përparësi vendeve më të qeta. Do të shpërqëndroheni nga kaosi rreth jush, duke pasur mundësi minimale për të përqendruar vëmendjen tuaj. Provoni të punoni për disa orë në hotel ose në ballkon. Shpesh një mjedis i tillë kontribuon në përqendrimin e vëmendjes dhe dëshirën për të përballuar shpejt detyrat. 

Mendoni për qasjen në internet

Problemet me internetin mund të jetë diçka e zakonshme sidomos në ato vende ku ka shumë turistë dhe qasje e individëve në internet është i madh. Kështu që, një lidhje e dobët internet nuk do t’ju ndihmojë në produktivitetin tuaj. Një nga kriteret themelore që të punoni nga distance gjatë kohës sa jeni në udhëtime është lidhja e mirë e internetit. Për të parandaluar rënien e produktivitetit për shkak të lidhjes së dobët të internetit, rregulli themelor është ta vëzhgoni situatën në destinacionin tuaj përpara se të arrini atje. 

Delegoni detyra

Delegimi i detyrave gjatë kohës që jeni në udhëtime punë, nuk është diçka e keqe. Duhet të jeni në gjendje të bisedoni me dikë në punë, që të mund t’i përfundojë disa detyra të rëndësishme gjatë kohës që ju nuk jeni në kompani.

Ndiqni një orar ditor 

Nëse tashmë e keni orarin tuaj me të cilin jeni mësuar, atëherë, në këtë rast, ia vlen të përpiqeni ta përshtatni atë, duke marrë parasysh ndryshimin në vendndodhjen tuaj. Nëse jeni mësuar ta kontrolloni emailin në orën 8:00, duhet të vazhdoni ta bëni këtë. Nëse jeni mësuar të punoni pas orës 13.00 dhe udhëtimi juaj j'u lejon të vazhdoni të lëvizni në të njëjtin orar, duhet të vazhdoni ta bëni këtë! Orari i ri ditor gjatë udhëtimit mund të jetë një vrasës i produktivitetit. Mundohuni të qëndroni të organizuar.