
Të jesh i suksesshëm shpesh do të thotë të mësosh nga ata që kanë arritur tashmë qëllimet e tyre. Për një sipërmarrës, të ketë një mentor është bekim në vete por jo të gjithë mund ta përballojnë një të tillë.
Nëse nuk keni gjetur ende mentor personal të biznesit tuaj, më poshtë kemi renditur 10 këshilla për t’ju ndihmuar të jeni sa më të suksesshëm në profesionin që aspironi të shkëlqeni.
1. Sfidoni veten
Richard Branson thotë se motivimi i tij më i madh është të vazhdojë të sfidojë veten. Ai e trajton jetën si një arsim të gjatë universitar, ku çdo ditë e re është një ligjeratë në vete.
2. Punoni në profesionin që doni
Nuk ka dyshim se drejtimi i një biznesi kërkon shumë kohë. Steve Jobs vuri në dukje se mënyra e vetme për të qenë të lumtur në jetë është të punoni në profesionin që adhuroni.
3. Mos u frikësoni nga dështimet
Kurrë mos u pendoni për atë që keni bërë, për guximin që keni treguar në çdo veprim për të arritur qëllimin ose ëndrrën tuaj. Pendimi i asaj që bëtë për faktin se gjërat nuk shkuan siç keni shpresuar është absurditet dhe humbje e energjisë dhe kohëss. Jeff Bezos: “Mos u pendoni për dështimet, por pendohuni që nuk u përpoqët më shumë.”
4. Besoni në veten tuaj
Siç tha Henry Ford: “Pavarësisht nëse mendoni se mundeni, ose mendoni se nuk mundeni, keni të drejtë.” Besoni se mund të keni sukses dhe do të gjeni mënyra përmes pengesave të ndryshme që t’ja arrini qëllimit, në të kundërtën do të gjeni justifikime.
5. Krijoni një vizion
Themeluesi dhe CEO i Tumblr, David Karp, vë në dukje se një sipërmarrës është dikush që ka një vizion për diçka dhe dëshirë për ta krijuar atë. Mbani të qartë vizionin tuaj në çdo kohë.
6. Rrethoni veten me njerëzit e duhur
Keni dëgjuar ndonjëherë thënien: “Ju jeni mesatarja e 5 njerëzve që ju kaloni kohë me ta”. Reid Hoffman, bashkëthemelues i LinkedIn, vuri në dukje se mënyra më e shpejtë për të ndryshuar veten është të shoqëroheni me njerëz që janë tashmë ashtu siç ju dëshironi të bëheni.
7. Përballuni me frikën tuaj
Tejkalimi i frikës nuk është i lehtë, por duhet bërë. Arianna Huffington dikur tha që guximi është si një muskul sa më shumë ta ushtroni, aq më i fortë bëhet.
8. Mos u mendoni gjatë, veproni
Bota është përplot me ide të shkëlqyera, por suksesi vjen vetëm përmes veprimit. Walt Disney dikur tha se mënyra më e lehtë për të filluar është që të pushoni së foluri dhe të filloni me punë. Kjo vlen edhe për suksesin tuaj.
9. Jini këmbëngulës
Askush nuk ia del mbanë menjëherë, të gjithë dikur ishin fillestarë. Siç thotë Steve Jobs, “Nëse shikoni nga afër, shumicës së atyre që janë të suksesshëm j'u desh kohë të arinin atje ku janë sot “. Mos kini frikë të investoni kohë në kompaninë tuaj.
10. Mësoni nga gabimet
Shumë sipërmarrës tregojnë se gabimet janë mësuesi i tyre më i mirë. Kur mësoni nga gabimet tuaja, ju afroheni drejt suksesit edhe pse fillimisht keni dështuar.
