
Flirtimi është një mënyrë komunikimi që shpesh lind spontanisht mes dy njerëzve që ndihen të tërhequr ndaj njëri-tjetrit.
Megjithëse nuk ekziston një formulë e saktë për ta kuptuar, disa veprime dhe sjellje mund të tregojnë qartë interesin e dikujt.
Nga shikimet e veçanta deri te komplimentet dhe dëshira për të qëndruar pranë jush, ekspertët kanë renditur disa shenja që zbulojnë kur dikush po flirton.
Sytë i shkëlqejnë
Kur dikush po flirton me ju, sytë papritur marrin një shkëlqim shumë të bukur. Sytë janë pasqyrimi më i qartë nëse dikush po ju pëlqen, prandaj kushtojini rëndësi këtij detaji.
Vepron si ju
Ai vepron në mënyrë shumë të paplanifikuar si ju. Nëse ju po qeshni, sipas intv.al me siguri edhe ai do bëjë të njëjtën gjë.
Ju dëgjon me vëmendje
Nëse një mashkull ju dëgjon më kujdes gjatë gjithë kohës, tregon se atij vërtet i intereson çfarë po thoni. Vlerësojeni këtë veprim!
Lëviz shpesh
Ai nuk ndihet i qetë kur ju ka pranë, sepse ju pëlqen. Nëse shikoni që nuk qëndron në një pozicion, me siguri ai po flirton me ju.
Ju bën komplimenta
Ai po mundohet t’ju afrohet sa më shumë dhe vazhdimisht ju bën komplimeta. Mos u mendoni gjatë, ai po flirton me ju!
Dëshiron të jetë vetëm me ju
Ndoshta ju jeni me shoqërinë tuaj, por kjo gjë nuk i pëlqen, sepse ai dëshiron të jetë vetëm me ju. Ai ka interes të bisedojë me ju dhe t’ju ketë pranë.
