
Pjesë e atmosferës së Eurovision-it këtë vit nuk do të jetë një këngëtar nga Shqipëria, por dy.
Përveç këngëtarit Alis Kallaçi, i cili është përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026, këngëtari Ardit Cuni do të performojë si 'Special Guest' në EuroVillage, eventi zyrtar i Eurovision Song Contest, më 13 maj 2026 në sheshin Rathausplatz në Vjenë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisiti shkruan se performanca e tij do të fillojë në orën 17:30.
'Lajmi që kam pritur më së shumti të ndaj me ju. Më 13 Maj do jem i ftuar special në eventin më të madh të organizuar nga Eurovision Song Contest & Bashkia e Vjenës për të performuar live në 17:30, në sheshin Rathausplatz', shkruan ai.
EuroVillage organizohet nga ORF, televizioni publik austriak që organizon Eurovision-in në Austri, në bashkëpunim me City of Vienna. Ky është event zyrtar i Eurovision Song Contest dhe zhvillohet në çdo qytet pritës të festivalit europian.
Çdo ditë, më shumë se 15 mijë persona mblidhen në shesh për të ndjekur performancat live të artistëve të ftuar nga vende të ndryshme të botës.
View this post on Instagram
