
Shpesh besohet se inteligjenca sjell automatikisht sukses dhe lumturi, por realiteti është më kompleks.
Shumë studime sugjerojnë se njerëzit me inteligjencë të lartë priren të mendojnë më shumë, të analizojnë situatat në thellësi dhe të jenë më të vetëdijshëm për problemet që i rrethojnë.
Kjo mund të sjellë edhe më shumë stres, dyshime dhe vështirësi në gjetjen e kënaqësisë së përditshme. Për këtë arsye, lidhja mes inteligjencës dhe lumturisë nuk është gjithmonë e drejtpërdrejtë.
Personat me një nivel të lartë të inteligjencës mund të jenë më të suksesshëm në aspektin e karrierës, edukimit dhe rrethit shoqëror, por është një fakt i dëshmuar shkencërisht se këta persona e kanë më të vështirë të jenë të lumtur.
Standardet e tyre janë shumë të larta
Njerëzit inteligjentë e dinë çfarë duan, çfarë mund të arrijnë dhe vështirë se kënaqen me pak.
Ata e gjykojnë vetën shumë
E analizojnë sjelljen e tyre në çdo aspekt dhe asnjëherë nuk lumturohen me atë çfarë arrijnë.
Realiteti shpeshherë është i mërzitshëm
Personat inteligjentë mund t’i kuptojnë strukturat më të thella, domethëniet e jetës dhe nuk mund të pushojnë derisa t’i gjejnë. Gjërat e vogla në jetë asnjëherë nuk mjaftojnë ata duan më shumë, por jo gjithmonë mund ta arrijnë.
