
Pas datës 16 maj pritet një energji e re që do të ndikojë veçanërisht disa shenja të zodiakut, duke sjellë mundësi për fillime të reja dhe vendime të rëndësishme në jetën personale dhe profesionale.
Në këtë periudhë, Demi dhe Virgjëresha përmenden si shenja që mund të përjetojnë transformime të rëndësishme dhe hapje të rrugëve të reja në jetën e tyre.
Demi
Për Demin, fillon një kapitull i ri shumë personal. Hëna e Re zhvillohet në shenjën e ttij, duke i dhënë një mundësi të rrallë për të ripërcaktuar veten. Është një kohë për të lënë pas dyshimet e vjetra dhe për të njohur më qartë se kurrë se çfarë është vërtet e mirë për të. Qoftë një ndryshim i jashtëm, një stil i ri jetese apo një vendim i madh, çfarëdo që fillon tani ka potencialin të zhvillohet në planin afatgjatë. Besojini zërit të brendshëm!
Virgjëresha
Kjo Hënë e Re hap dyer për Virgjëreshat që prej kohësh dukeshin të mbyllura. Bëhet fjalë për zgjerimin e horizonteve, qoftë në një nivel intelektual e profesional, apo edhe gjeografikisht. Mund të ndiejnë nevojën për të bërë një hap të guximshëm përpara. Edhe pse mund të lindin dyshime, ndjekja e nevojës për evolucion do të krijojë një fillim të ri të fortë që do t’iu sjellë kënaqësi të mëdha.
