
Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, një prej emrave më të dashur dhe të vlerësuar të skenës dhe ekranit shqiptar.
Ai lindi në fshatin Dukat, në rrethin e Vlorës, më 15 mars 1942. Në vitin 1961 përfundoi shkollën e mesme pedagogjike “Jani Minga”. Pas përfundimit të saj, punoi për disa vite si mësues dhe drejtor shkolle në fshatrat Amanikaj, Nivicë të rrethit të Tepelenës dhe Poro të rrethit të Vlorës, deri në vitin 1965.
Më pas ndoqi studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë (1965-1969). Pas diplomimit, nga viti 1969 e në vijim, ai u angazhua si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve, ku më vonë shërbeu edhe si dekan i Fakultetit të Artit Skenik në periudhën 1989-1994.
Në teatër interpretoi figura si Milo Tafani në komedinë “Shi në plazh” (1983) nga Teodor Laço, Abaz Kola në “Shtëpia me dy porta” (1984) nga Ruzhdi Pulaha, si dhe Shazo në “Familja e peshkatarit” (1984) nga Sulejman Pitarka.
Më 13 nëntor 1989 iu dha titulli “Artist i Merituar”, në vitin 1995 mori titullin universitar “Profesor”, ndërsa më vonë u nderua edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”.
Gjatë karrierës së tij, ka realizuar dhjetëra role filmike, si:
Kronikë provinciale – (2009), Taqo
I dashur armik – (2004), Cifuti ore ndreqes
Tirana viti 0 – (2001), Babai
Parullat – (2001), Shoku Sabaf
Nata – (1998), Sheti
Fletë të bardha – (1990), (TV) Xhafa
Vetmi – (1990), Teki Maliqi
Vitet e pritjes (1989), – Xha Rufeti
Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989), – Fshatari që sjell arkivolin e ushtarit të vdekur
Historiani dhe kameleonët (1989), – Nën Toger Muharremi
Shkëlqimi i përkohëshëm (1988), – Babai i Danes
Përrallë nga e kaluara – (1987), – Dasmori i urte
Zëvendësi i grave – (1987), Shef Mesini
Tre ditë nga një jetë – (1986), Kalo Malushi
Dhe vjen një ditë – (1986), Daja i Llano Bletës
Të shoh në sy (Film TV) – (1985), Andrea
Gurët e shtëpisë sime – (1985), Mesuesi i fshatit
Shi në plazh – (1984), Milo, teater-komediKoha nuk pret – (1984), Xhezo, Partizani
Kush vdes në këmbë – (1984), Kryetari i gjyqit
Dita e parë e emërimit – (1981), Shoferi i zv. Ministrit
Në kufi të dy legjendave – (1981), Xhelua
Skëterrë 43 – (1980), Syrjai
Njeriu me top – (1979), Tosun Baçi
Liri a vdekje (film) – (1979), Sotiri
Radiostacioni (film) – (1979), Mete Aliu Partizani
Koncert në vitin 1936 – (1978), Tellalli
Shtigje të luftës – (1974), Dulla Partizani
Malet me blerim mbuluar – (1971), Osmani
Kur zbardhi një ditë – (1971), Sulo Ballisti
