Armir Shahini, këngëtari i grupit të njohur, “West Side Family”, ka folur për ish-banorët e BBV.

Në një intervistë ai ndau më shumë detaje rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë së BBV 5, marrëdhënieve me banorët dhe mënyrës se si publiku ndikoi në rrugëtimin e tij deri në finale.

Gjatë bisedës, Miri foli edhe për jetën pas daljes nga programi, ndryshimet që ka përjetuar në përditshmëri dhe vëmendjen e madhe që ka marrë nga publiku.

Ai tregoi se periudha pas Big Brother VIP Albania ka qenë intensive, mes projekteve të reja, rikthimit në muzikë dhe përshtatjes me një realitet krejt ndryshe nga ai që la para hyrjes në shtëpi.

I pyetur nëse ka takuar ndonjë nga ish-banorët pas daljes, por edhe Selin, Miri u përgjigj:

“Jo, asnjëherë. Nuk di gjë. Ku urrej unë?! Unë jam njerëzor, jam babaxhan", tha ai duke hedhur poshtë çdo aludim për konflikte apo përplasje personale me ish-banorët.