
'Kjo është dalja ime e parë dhe e fundit'. Kështu u shpreh Akili në një intervistë ekskluzive me Ermal Peçin në programin “Më prit të dielën”.
Dalja e tij nga reality show “Ferma” ndau rrjetin, ndërkohë që aktori nuk ka folur për eksperiencën e tij. Mesa duket, gjërat s’kanë shkuar siç ai ka besuar, ndaj rrëfen tek Ermali: “Se e prenë në besë”.
“Po të ktheja kohën pas, do të thoja 1 mijë herë jo për të mos qenë pjesë e programit. Janë disa gjëra të brendshme. Mund të them se u preva në besë. Jam shumë i penduar që u bëra pjesë, dua ta harroj sa më shpejt. Kur dola jashtë, kuptova si luhet loja, ndaj s’do ta bëja më”, tha Akili.
Pas debateve në program, ai u atakua si sulmuesi i vajzave, ndërkohë që tregon se ajo që njerëzit kishin perceptuar për të është krejtësisht gabim.
I rritur edhe në shtëpinë e tij mes vajzave, kurrsesi, sipas tij, s’mund të ketë gjuhë urrejtjeje ndaj femrave. Nisur nga situatat në reality, duket se edhe e ëma e tij ishte ndikuar aq sa, sipas Akilit, kur ishin takuar, i kishte thënë: “Nuk po të njihja më”.
