
Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 do të mbahet finalja e madhe e Eurovision-it në Austri, ku Alis Kallaçi i cili përfaqëson Shqipërinë do të ngjitet në skenë i 5-ti për të performuar “Nân”.
Me një interpretim vokal të fuqishëm e thellësisht emocional, Alis elektrizoi arenën e Wiener Stadthalle, në natën e dytë gjysmëfinale, duke i siguruar Shqipërisë biletën për në finalen e sotme.
Gara do të hapet nga Danimarka, ndjekur nga Gjermania e Izraeli. Në Finalen e Madhe, votimi hapet pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të qëndrojë i hapur gjatë të gjitha performancave e më tej edhe 40 minuta pasi të jetë interpretuar kënga e fundit. Për këngën e preferuar, mund të votohet deri në 10 herë.
Nëse ndodheni në një vend jo pjesëmarrës, votimi online në esc.vote hapet në mesnatë dhe mbyllet kur fillon shfaqja live, për t’u hapur përsëri pak para se të interpretohet kënga e parë.
Më pas do të mbetet e hapur gjatë gjithë shfaqjes live deri rreth 40 minuta pasi të jetë prezantuar kënga e fundit konkurruese.
Kjo është lista me këngët që do të interpretohen në natën fianale:
01. Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
02. Gjermani: Sarah Engels – Fire
03. Izrael: Noam Bettan – Michelle
04. Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
05. Shqipëri: Alis – Nân
06. Greqi: Akylas – Ferto
07. Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
08.Australi: Delta Goodrem – Eclipse
09. Serbi: LAVINA – Kraj Mene
10. Maltë: AIDAN – Bella
11. Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
12. Bullgari: DARA – Bangaranga
13. Kroaci: LELEK – Andromeda
14. Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
15. Francë: Monroe – Regarde !
16. Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
17. Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
18. Poloni: ALICJA – Pray
19. Lituani: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más
20. Suedi: FELICIA – My System
21. Qipro: Antigoni – JALLA
22. Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì23. Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
24. Rumani: Alexandra C?pit?nescu – Choke Me
25. Austri: COSMÓ – Tanzschein
