Kënga “Nan” nga Alis Kallaçi ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në platformën zyrtare të Eurovision, duke u renditur si performanca më e shikuar gjatë natës së dytë të gjysmëfinaleve.

Sipas të dhënave të publikuara, ajo ka arritur rreth 4.2 milion shikime, duke kaluar performancat e vendeve të tjera pjesëmarrëse në këtë fazë të garës.

Ky rezultat e ka vënë artistin në fokus të vëmendjes ndërkombëtare, duke rritur ndjeshëm interesin për këngën dhe interpretimin e tij.

“Nan” është diskutuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë vlerësuar si një nga performancat më të veçanta të mbrëmjes, si për stilin muzikor ashtu edhe për praninë skenike.