
Kylie Jenner ka folur hapur rreth ndërlikimeve me të cilat u përball gjatë shtatzënisë me djalin e saj Aire Webster.
Në podkastin Therapuss të Jake Shane, 28-vjeçarja tha se shtatzënia e saj e dytë ishte shumë më e vështirë se e para. Ajo tregoi se e kapi paniku kur zbuloi se do të bëhej nënë në moshën 19 vjeçare.
Në vetëm 12 javë, Jenner tha se u zgjua e paaftë për të ecur për shkak të dhimbjeve të forta të shpinës.
'Kisha shumë dhimbje', tha ajo.
Jenner zbuloi se ishte vendosur në regjim shtrati për gati dy muaj pasi mjekët zbuluan se defnazi i saj ishte zgjeruar tre centimetra.
'Shumë gjëra po ndodhnin me vaginën time. Isha tre centimetra e zgjeruar për rreth një muaj e gjysmë, dhe kishte rrezik që foshnja të binte jashtë', shpjegoi ajo.
Ylli i Kardashians tregoi gjithashtu se shtoi 28 kilogramë, ndërsa mbante në bark Aire, krahasuar me kilogramët që mori gjatë shtatzënisë së saj me vajzën Stormi.
