Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026, ku Alis Kallaçi ka prekur me sukses Finalen e Madhe pas intepretimit të këngës Nan.

Me një interpretim vokal të fuqishëm dhe thellësisht emocional, artisti elektrizoi arenën e Wiener Stadthalle, duke i siguruar Shqipërisë biletën për në natën e shumëpritur të së shtunës.

Alis dhuroi një performancë të shkëlqyer që tërhoqi menjëherë vëmendjen e sallës dhe miliona shikuesve në mbarë Evropën. 

Duartrokitjet e gjata dhe brohoritjet në fund të interpretimit treguan qartë entuziazmin e publikut.

Ky triumf vjen pas një jave ku kënga “Nân” dhe vokali i Alis u vlerësuan gjerësisht nga mediat ndërkombëtare si një nga interpretimet më të forta dhe vokalisht më të përsosura të këtij edicioni.

Në përfundim të televotimit dhe vlerësimit të jurive, Shqipëria u shpall mes 10 shteteve që kalojnë në Finalen e Madhe. Ata do t’u bashkohen 10 shteteve të kualifikuara nga nata e parë dhe vendeve të “Big 5” (+ shteti mikpritës).

Lista e plotë e 10 shteteve që u kualifikuan nga gjysmëfinalja e dytë:

Shqipëria – Alis – Nân

Australia – Delta Goodrem – Eclipse

Bullgaria – Dara – Bangaranga

Çekia – Daniel Zizka – CROSSROADS

Danimarka – Søren Torpegaard Lund – Før vi går hjem

Malta – AIDAN – Bella

Norvegjia – JONAS LOVV – YA YA YA

Qipro – Antigoni – Jalla

Rumania – Alexandra C?pit?nescu – Choke me

Ukraina – LELÉKA – Ridnym

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)