
Këngëtari Ardit Cuni ka performuar si 'Special Guest' në EuroVillage, eventi zyrtar i Eurovision Song Contest, në sheshin Rathausplatz në Vjenë.
Ai interpretoi “Vallen e Tropojës”, duke sjellë elemente të folklorit shqiptar përpara publikut ndërkombëtar.
Gjatë performancës, u pa edhe flamuri shqiptar dhe simbolika kombëtare në skenë, gjë që u prit me reagime pozitive nga publiku.
Në një moment gjatë prezantimit, u dëgjua edhe një mesazh që përmendte Shqipërinë dhe Kosovën, duke shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj performancës.
'Super i lumtur dhe krenar qe ne mes te Vienes, sot kenduam shqip. Për të gjithë fansat e Eurovisionit që ishin këtu sot. Ju dua të gjithëve', shkruan këngëtari në shkrimin e një video të postuar në Instagram.
View this post on Instagram
