
Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka folur hapur për jetën e saj personale dhe marrëdhëniet familjare gjatë një interviste në emisionin “SOL”, ku ka ndarë detaje edhe për raportin me djalin e bashkëshortit të saj.
Ajo u shpreh se e konsideron atë si pjesë të pandashme të jetës së saj, duke theksuar se lidhja emocionale shkon përtej çdo përkufizimi formal familjar.
“Unë e quaj pjesë timen, nuk e quaj pjesë që më ka ardhur, ma kanë sjellë. Është një gjë e imja, e jetës sime”, u shpreh këngëtarja.
Këngëtarja theksoi gjithashtu përgjegjësinë e madhe që ndjen në këtë rol familjar, duke e krahasuar atë me prindërimin biologjik.
“Është një përgjegjësi shumë e madhe, më e madhe se fëmija që ti ke lindur vet nga barku yt”, deklaroi ajo.
Artistja është nënë e një djali nga një lidhje e mëparshme dhe prej vitesh jeton me partnerin e saj, futbollistin Alban Hoxha.
