Aktori irlandez, Barry Keoghan, thotë se është gati të lërë pas komentet fyese për pamjen e tij dhe të hapë një kapitull të ri, duke u fokusuar te puna dhe duke injoruar negativitetin në internet.

Në një intervistë të re për Variety, ai u shpreh se dëshiron të hyjë në një fazë ku “puna të flasë në vend të tij”, duke e mbyllur këtë periudhë me sulme online dhe duke e shijuar më shumë momentin.

Keoghan ka qenë prej vitesh objekt i komenteve të ashpra në rrjete sociale, nga akuzat pas lindjes së djalit më 2022, deri te thashetheme për jetën e tij personale.

Ka pranuar se këto komente e kanë prekur shumë dhe e kanë shtyrë të tërhiqet, të mos dalë në evente dhe të mbyllet në vete, duke e quajtur situatën “problem” që kishte shkuar shumë larg.

'Ka shumë urrejtje në internet. Ka shumë abuzime ndaj pamjes sime dhe më ka bërë të ndihem i turpshëm. Më ka bërë të mbyllem, të mos dua të shkoj në vende të ndryshme, të mos dua të dal jashtë', tha ai.