Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahut dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe këngëtarit Gjesti.

E gjithë situata nisi pak ditë më parë, kur Xheneta, gjatë një bisede në një emision televiziv u shpreh e zhgënjyer duke ngritur dyshime se mes shoqës së saj dhe ish-të dashurit kishte nisur një romancë.

Megjithatë, përgjigjja e Loredanës nuk ka vonuar. Përmes një lidhjeje telefonike në emisionin “UËTËFË Live”, ajo ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje romantike.

“Unë Gjestin gjithmonë e kam parë si një vëlla të vogël. A mund të krijohet lidhje me një person që e sheh si vëlla të vogël? Ne nuk jemi takuar dhe kemi shumë kohë që nuk flasim', u shpreh ajo.