
Ana Kallaku, motra e aktorit Bes Kallaku, ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një postim të fundit, ku ka folur hapur për marrëdhënien me partneren e re të vëllait të saj, aktorit Bes Kallaku.
Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në Instagram, Ana ka ndarë detaje për raportin e saj me Ejonën, partneren e re të Besit, duke treguar një afrimitet të veçantë dhe mbështetje të plotë për lidhjen e tyre.
Ajo madje ka publikuar edhe një foto ku shfaqet e përqafuar me të, ndonëse duke ia fshehur portretin.
Ndjekësit e kanë pyetur moderatoren për marrëdhënien me kunatën e re, ndërsa përgjigjja e saj ka qenë mjaft emocionale dhe e drejtpërdrejtë.
'Sa shumë pyetje kam në inbox për Ejonën. Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë! Paskam pritur 33 vite për të', ka shkruar Ana, duke theksuar se e mirëpret plotësisht në familje partneren e re të vëllait të saj.
Sipas Anës, mungesa e daljeve publike dhe fotove të plota nuk lidhet me fshehtësi, por është një zgjedhje personale e Ejonës për të ruajtur privatësinë e saj.
'Pavarësisht dëshirës sonë të madhe, është totalisht zgjedhja e Ejonës sonë, për të mos u ekspozuar', ka sqaruar ajo.
