
Në natën e parë të garës së Eurovision Song Contest 2026, janë përzgjedhur 10 finalistët e parë, të cilët kalojnë në fazën përfundimtare të kompeticionit muzikor europian.
Sipas renditjes së shpallur në fund të mbrëmjes, Greqia ishte shteti i parë që siguroi kualifikimin, duke u pasuar nga Finlanda dhe Belgjika. Suedia arriti të renditej e katërta në listën e vendeve që kalojnë në finalen e madhe, ndërsa Moldavia zuri vendin e pestë.
Mes shteteve që vazhdojnë garën janë edhe Izraeli, Serbia dhe Kroacia, të cilat siguruan mbështetjen e publikut dhe jurive për të vijuar më tej në kompeticion.
Në fund të listës së shteteve të kualifikuara u renditën Lituania dhe Polonia, duke plotësuar kështu dhjetëshen e vendeve që do të performojnë në fazën finale të Eurovisionit.
Këto shtete arritën të bindin me performancat e tyre në skenë, duke siguruar vendin në fazën tjetër të garës.
Eurovision Song Contest 2026 është një nga ngjarjet më të ndjekura muzikore në Evropë, ku artistë nga vende të ndryshme konkurrojnë me këngët e tyre, duke synuar trofeun e fituesit dhe famën ndërkombëtare.
