David Beckham ka hyrë zyrtarisht në histori si sportisti i parë britanik që arrin statusin e miliarderit, sipas listës më të fundit të të pasurve të publikuar nga “The Sunday Times” për vitin 2026.
Ish-kapiteni i Anglisë dhe bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, kanë parë një rritje të madhe të pasurisë së tyre falë marrëveshjeve të shumta komerciale, investimeve dhe suksesit të klubit Inter Miami CF.
Sipas ‘The Sunday Times’ David dhe gruaja e tij, Victoria, tani kanë një pasuri prej 1.185 miliardë paund, falë investimeve të zgjuara në futboll, ushqim dhe pije, prona dhe modë.
Një pjesë e madhe e suksesit financiar lidhet me rolin e Beckham në Inter Miami, klub që tashmë konsiderohet më i vlefshmi në “Major League Soccer”, me një vlerë të raportuar prej rreth 1.45 miliardë dollarësh.
Çifti zotërojnë gjithashtu një pronë prej 60 milionë funtesh në Miami, një pronë prej 14,270 metrash katrorë me nëntë dhoma gjumi, një spa dhe pamje të Gjirit Biscayne. Shtëpia e cila është rinovuar gjerësisht ndodhet në North Bay Road, një enklavë ekskluzive ku banorët kanë përfshirë Matt Damon dhe Jennifer Lopez.
Po ashtu, ata kane investuar shumë në prona. Përveç shtëpisë në Miami, portofoli i Beckham-ëve përfshin shtëpinë e tyre të listuar në Holland Park, me gjashtë dhoma gjumi, me vlerë 50 milionë paund, dhe një pronë prej 20 milionë paund në Great Tew në Cotswolds, e cila ka pishinën e vet, një liqen, koshere bletësh, një fushë futbolli me përmasa të plota dhe një kuzhinë të jashtme, ndërsa zotërojnë edhe një jaht prej 20 milionë paund.
Me këtë arritje, Beckham renditet i dyti në listën e figurave më të pasura të sportit në Britani, pas familjes së Bernie Ecclestone.
