
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë një lajm të bukur me publikun gjatë një koncerti në qendër të Tiranës, duke zbuluar se është në pritje të fëmijës së dytë. Gjatë performancës, artistja u shpreh me emocione se nuk kishte qenë vetëm në skenë atë mbrëmje.
Momenti u shoqërua me duartrokitje dhe reagime entuziaste nga fansat, ndërsa këngëtarja, me humor dhe emocion, u shpreh: “Daskani do bëhet vëlla i madh. Ju thashë që me Kreshnikun do bëjmë një skuadër futbolli”.
Kujtojmë se në korrik të vitit 2025, Dafina dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Daskan.
Tashmë, çifti duket se po përgatitet për një kapitull të ri të lumtur në jetën familjare, ndërsa lajmi është pritur me shumë dashuri dhe urime nga ndjekësit e artistes në rrjetet sociale.
