Shakira ka publikuar këngën “Dai Dai” në bashkëpunim me Burna Boy, e cila është përzgjedhur si himni zyrtar i Botërorit 2026.

Kompeticioni më i madh i futbollit do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja.

“Dai Dai” sjell një atmosferë ritmike dhe festive, e ndërtuar për të bërë publikun të kërcejë. Kënga kombinon energjinë karakteristike të Shakirës me ritmet moderne të Burna Boy, duke krijuar një himn me frymë globale dhe motivuese.

Teksti i këngës fokusohet te uniteti, forca dhe rikthimi pas vështirësive, mesazhe që lidhen shpesh me emocionet e Kupës së Botës. Në vargjet e saj përmenden emra legjendarë të futbollit si Pele, Diego Maradona, Paolo Maldini, Romario, Cristiano Ronaldo, Ronaldo Nazario, Andres Iniesta, David Beckham, Kaka, Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Mohamed Salah.

Përveç rolit si himn i Botërorit, “Dai Dai” do të shërbejë edhe si kënga zyrtare e Fondit të FIFA-s për Arsimin Qytetar Global, një nismë që synon të mbledhë 100 milionë dollarë për të mbështetur aksesin e fëmijëve në arsim dhe sport.