Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Sipas të dhënave të para, mësohet se magnituda ka qenë rreth 4.0, teksa si epiqendra mësohet të jetë pranë Peqinit, me thellësi rreth 5 kilometra.
Fatmirësisht, lëkundjet nuk kanë qenë aq të mëdha sa për të shkaktuar dëme, të paktën sipas raportimeve të para.
