Moderatorja Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit një nga lajmet më të bukura të jetës së saj personale. Ajo dhe partneri i saj, këngëtari Bardhi, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, duke zgjeruar edhe më shumë familjen që krijuan pas historisë së tyre të dashurisë të lindur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Lajmin emocionues Sara e bëri publik përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku shprehu lumturinë e madhe që po përjeton familja e tyre në këtë periudhë të veçantë.

“Familja jonë e vogël po bëhet e madhe, ashtu siç e ëndërruam prej fillimit! Çfarëdo e sido të jesh, mami dhe babi do të të duan çmendurisht”, shkruan ajo.

Historia e dashurisë mes Sarës dhe Bardhit nisi gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother”, ku dyshja krijoi një lidhje shumë të komentuar nga publiku. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Gjordeni (@saragjordeni)