Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit.

Një fëmijë 7 vjeç është përplasur për vdekje nga një mjet pranë një shkolle.

Mësohet se i mituri po shkonte në shkollë, i shoqëruar nga nëna e tij, kur papritur i shkëputet asaj nga dora, ndërsa një makinë e ka përplasur.

Goditja ka qenë fatale, ndërsa i mituri ka humbur jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton shkaqet.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin Petri Bozo, 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.