
A ke menduar ndonjëherë si do të ishte të kaloje disa ditë pranë disa prej miliarderëve më të mëdhenj në botë, për të kuptuar disa nga parimet që i kanë bërë të arrijnë suksesin.
Sepse shpesh, diferenca nuk është vetëm te paratë, por te mënyra e vendimmarrjes, disiplina, durimi dhe aftësia për të parë mundësi aty ku të tjerët shohin pengesa.
Edhe pse ata nuk japin “receta magjike”, shpesh tregojnë një drejtim të qartë: si të mendosh më gjatë, më strategjikisht dhe më me vetëbesim për të ardhmen. Më poshtë janë 7 thënie frymëzuese nga miliarderë të njohur.
1. Jeff Bezos
“Unë besoj se kursimi nxit inovacionin, ashtu si kufizimet e tjera. Një nga mënyrat e vetme për të dalë nga një situatë e ngushtë është ta zgjidhësh me kreativitet.”
2. Bill Gates
“Nëse lind i varfër nuk është faji yt, por nëse vdes i varfër është faji yt.”
3. Warren Buffett
“Nëse nuk gjen mënyrë për të fituar para edhe kur fle, do punosh deri sa të vdesësh.”
4. Bernard Arnault
“Paraja është thjesht rezultat. Mos u shqetësoni shumë për fitimin nëse bëni punën mirë, fitimi vjen vetë.”
5. Mark Zuckerberg
“Rreziku më i madh është të mos marrësh asnjë rrezik.”
6. Amancio Ortega
“Do vazhdoj të punoj deri në fund".
7. Carlos Slim
“Interesi i ulët është një mundësi për investim, por duhet investuar në ekonominë reale, jo vetëm në atë financiare.”
