Shumica e grave fillojnë menopauzën midis moshës 45 dhe 55 vjeç. Menopauza e hershme zakonisht ndodh para moshës 45 vjeç, ndërsa menopauza e parakohshme ose insuficienca ovariane e parakohshme ndodh para moshës 40 vjeç.

Menopauza ndodh kur vezoret ndalojnë së prodhuari vezë, duke sjellë ulje të nivelit të estrogjenit. Estrogjeni është hormoni që kontrollon ciklin riprodhues.

Një person konsiderohet në menopauzë kur nuk ka pasur menstruacione për më shumë se 12 muaj. Por simptomat, si afshet e nxehta, fillojnë më herët gjatë një faze të quajtur perimenopauzë.

Çdo gjë që dëmton vezoret ose ndalon prodhimin e estrogjenit mund të shkaktojë menopauzë të hershme.

Çfarë e shkakton menopauzën e hershme?

1. Probleme hormonale ose gjenetike, çrregullime të lindura, histori familjare e menopauzës së hershme

2. Trajtimet mjekësore si kimioterapia ose radioterapia (sidomos për kancerin), operacioni për heqjen e vezoreve (ooforektomi)

3. Sëmundje autoimune, kur trupi sulmon vetë vezoret, p.sh. sëmundje të tiroides, lupus, etj.

4. Dëmtim i vezoreve si: infeksione të rënda dhe ndërhyrjet kirurgjikale

5. Faktorë të stilit të jetesës siç mund të jetë konsumimi i duhani apo edhe
stresi i lartë afatgjatë.

Cilat janë simptomat e menopauzës së hershme?

Menopauza e hershme mund të fillojë me: menstruacione të parregullta, cikle më të gjata ose më të shkurtra se zakonisht, interval më i gjatë mes cikleve.

Simptoma të tjera të zakonshme të menopauzës janë: ndryshimet e humorit, ndryshime në dëshirën seksuale, probleme me gjumin, afshe të nxehta dhe djersitje gjatë natës.