
Forbes ka publikuar listën e të rinjve më të pasur në Azi nën 30 vjeç. Në listë janë përzgjedhur gjithsej 10 të rinjë që po spikasin si sipërmarrës, inovatorë, artistë dhe profesionistë në fusha të ndryshme.
Lista përfshin kategori kryesore, si: inteligjenca artificiale, teknologjia për konsumatorë dhe ndërmarrje, argëtimi dhe sporti, financa dhe kapitali sipërmarrës, shëndetësia dhe shkenca, industria dhe energjia, tregtia elektronike, ndikimi social, marketingu dhe media sociale, si dhe artet (përfshirë stilin, ushqimin dhe pijen).
Sipas Forbes, kjo renditje vjen në një kohë kur inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën e punës dhe jetesës në mbarë botën. Ndër emrat e njohur të përfshirë në listë janë aktori kinez Ëang Yibo, grupet K-pop Cortis dhe I-dle nga Koreja e Jugut, këngëtarja nga Singapori Nathania Ong, aktori tajlandez Putthipong Assaratanakul, lojtari i bejsbollit në MLB Yoshinobu Yamamoto nga Japonia dhe golfistja profesioniste Shannon Tan.
Gjithashtu në listë janë edhe themelues të shumë startup-eve inovative, si AquaAirX nga India që zhvillon dronë amfibë dhe Noetix Robotics nga Kina që krijon robotë humanoidë.
Në fushën e shkencës dhe teknologjisë janë përfshirë figura si Kirsten Banks nga Australia, astrofizikane dhe krijuese e përmbajtjes shkencore, si dhe themelues të kompanive që zhvillojnë zgjidhje në AI, robotikë dhe shëndetësi mendore. Në art dhe kulturë përfshihen gjithashtu muzikantë, poetë dhe krijues të rinj nga e gjithë Azia.
Sipas Forbes Asia, përzgjedhja është bërë pas një procesi të gjatë ku janë vlerësuar mijëra kandidatë nga mbi 18 vende dhe territore, me rreth 4,000 aplikime të shqyrtuara nga redaktorët dhe një panel ekspertësh ndërkombëtarë. India kryeson listën me 78 të përzgjedhur, e ndjekur nga Kina me 46, Australia me 38 dhe Japonia me 32. Indonezia, Singapori dhe Koreja e Jugut kanë secila nga 18 përfaqësues.
Forbes thekson se mesatarja e moshës së të përzgjedhurve është 26 vjeç dhe rreth një e katërta e tyre janë gra. Lista synon të nxjerrë në pah ndikimin e brezit të ri (Gen-Z) në biznes dhe kulturë globale, duke treguar se inovacioni dhe kreativiteti po vijnë gjithnjë e më shumë nga të rinjtë në mbarë botën.
Lista me 10 të rinjtë më të pasur nën 30 vjeç në Azi:
1.Simon Song – Themelues, VAST (Kinë)
2.Jihyun Kim – Themeluese, Korea Deep Learning (Kore e Jugut)
3.Alexandra Eala – Teniste (Filipine)
4.Patrick Nappa – Bashkëthemelues, Kashcade (Australi)
5.Hikari Okita – Asistente profesore, Institute of Science Tokyo (Japoni)
6.Guo Renjie – Themelues, JoyIn Technology (Kinë)
7.Aniket Shah – Bashkëthemelues, Swish (Indi)
8.Ujjwal Sukheja – Bashkëthemelues, Swish (Indi)
9.Saran S. – Bashkëthemelues, Swish (Indi)
10. Anson Wong – Bashkëthemelues, Eat100 (Hong Kong)
