Disa profesione kërkojnë certifikime ose aftësi teknike, ndërsa të tjera vetëm guxim, përkushtim dhe dëshirë për të mësuar diçka ndryshe.

Edhe pse jo çdo profesion në këtë listë paguhet mbi 100 mijë dollarë në vit, shumë prej tyre ofrojnë paga shumë më të larta se mesatarja.

Disa punë madje paguajnë më shumë, sepse kanë pak konkurrencë dhe kërkojnë aftësi që jo shumë njerëz i zotërojnë.

Nëse je i gatshëm të mendosh jashtë skemave tradicionale, këto karriera mund të ofrojnë më shumë të ardhura, fleksibilitet dhe mundësi më të mira sesa profesionet që ndjekin të gjithë.

1.Kontrollor i trafikut ajror – një nga profesionet që paguhet më shumë.

2.Teknik i turbinave të erës – mirëmban turbinat dhe ka kërkesë të lartë falë energjisë së rinovueshme.

3.Saldator nën ujë – një nga punët më të rrezikshme, por edhe më të paguara.

4.Artist zëri (voice-over) – punon për reklama, audiobooks dhe video-lojëra.

5.Mekanik ashensori – profesion praktik që nuk zëvendësohet lehtë nga teknologjia.