
Qytetet më të mëdha të Evropës tërheqin shumicën e turistëve, por disa nga vendet më të paharrueshme të kontinentit ndodhen larg rrugëve të zakonshme turistike.
Të fshehura mes maleve, vreshtave, liqeneve dhe luginave mesjetare janë destinacione që ende ndihen të pazbuluara, ku traditat e lashta, peizazhet dramatike dhe qytetet e ruajtura mirë kanë shmangur turizmin masiv.
Nga qyteti përrallor në majë të kodrës Motovun në Kroaci, deri te manastiret e Meteoras në Greqi dhe fshatrat tipike italiane trulli, ka shumë vende që tregojnë se Evropa ende ka sekrete për të zbuluar.
Në një renditje të re, European Best Destinations ka publikuar disa nga “thesaret” e saj të preferuara të fshehura nëpër Evropë.
Tübingen, Gjermani
Në jugperëndim të Gjermanisë, rreth gjysmë ore nga aeroporti i Shtutgartit, ndodhet qyteti piktoresk Tübingen. Në qytetin e vjetër mund të vizitosh Kishën Stiftskirche St. Georg, një kishë gotike me dritare të bukura dhe pamje të qytetit nga kulla e saj. Një shëtitje me varkë në lumin Neckar, kopshtet botanike dhe ushqimet lokale si Maultaschen dhe Käsespätzle e bëjnë qytetin shumë të veçantë.
Motovun, Kroaci
Në zemër të Istrias, Motovun duket si një vend përrallor. I vendosur mbi luginën e lumit Mirna, qyteti mesjetar është i njohur për rrugicat me gurë, pamjet panoramike dhe muret e lashta. Zona përreth është e famshme për tartufët e bardhë, sidomos në vjeshtë, ndërsa vera sjell festivale filmi dhe verërat lokale.
Isola San Giulio, Itali
Në liqenin Orta, kjo ishull i vogël është i qetë dhe shpesh quhet “Ishulli i Heshtjes”. Ka një bazilikë të shekullit XII dhe një manastir benediktin. Një shëtitje rreth ishullit ofron qetësi dhe pamje të mrekullueshme.
Alberobello, Itali
Në Puglia, Alberobello është i famshëm për shtëpitë trulli me çati konike, të mbrojtura nga UNESCO. Rrugicat janë plot me dyqane, restorante dhe shtëpi tradicionale. Ushqimi lokal përfshin pasta, burrata dhe verëra të Puglias.
Meteora, Greqi
Meteora është një nga vendet më spektakolare në Greqi, me manastire të ndërtuara mbi shkëmbinj të lartë. Zona është perfekte për ecje dhe eksplorim natyror.
Top 10 destinacionet sipas European Best Destinations:
1.Tübingen, Gjermani
2.Motovun, Kroaci
3.Isola San Giulio, Itali
4.Alberobello, Itali
5.Meteora, Greqi
6.Fiskardo, Greqi
7.Kravice Waterfalls, Bosnje-Hercegovinë
8.Monsaraz, Portugali
9.Lago di Resia, Itali
10.Pérouges, Francë
