
Thuhet se loja është vetëm për fëmijët. Por, në fakt, edhe në moshë adulte, loja mund të marrë forma të ndryshme.
Aktivitetet e ndryshme, që nga lojërat me letra dhe tavoline, puzzle, karaoke, deri te sportet dhe kërcimi, ndihmojnë të rriturit të çlirohen nga stresi, të forcojnë marrëdhëniet me të tjerët dhe të stimulojnë kreativitetin.
Madje, aktiviteti fizik i përditshëm si shëtitjet, vrapimi ose çiklizmi është po aq i rëndësishëm.
Pse loja është e rëndësishme për shëndetin mendor?
Ekspertët thonë se të luajturit tek të rriturit ndihmon në: uljen e stresit, rritjen e kreativitetit, përmirësimin e zgjidhjes së problemeve, forcimin e qëndrueshmërisë emocionale.
Sipas terapistes Alyssa Kushner, loja ndihmon trurin të dalë nga “modaliteti i mbijetesës” (ankth, stres, lodhje e vazhdueshme).
Loja ndihmon me empatinë dhe marrëdhëniet
Psikologia Meera Khan shpjegon se loja ndihmon në zhvillimin e empatisë dhe kuptimit të të tjerëve.
Ajo lejon njerëzit të shohin botën nga këndvështrime të ndryshme, të provojnë mënyra të reja të të menduarit dhe të ndjenjës, të përmirësojnë marrëdhëniet dhe komunikimin.
Pse të rriturit e kanë të vështirë të luajnë?
Shumë të rritur mendojnë se loja është “e pavlerë” ose jo produktive. Sipas ekspertëve, problemi kryesor është mungesa e lejes psikologjike për të luajtur. Shoqëria na mëson të jemi gjithmonë produktivë, seriozë dhe të fokusuar në punë.
Për këtë arsye, loja shpesh ndihet: e çuditshme, e panevojshme, madje edhe e pakëndshme në fillim.
Loja nuk është diçka që e meriton vetëm pasi ke mbaruar punët. Ajo është një nga mënyrat më të thjeshta për t’u rikthyer te vetja, për të ulur stresin dhe për të rikthyer gëzimin në jetën e përditshme.
