
Rrjetet sociale na nxisin të ndajmë gjithçka që ndodh në jetën tonë, qoftë e mirë apo e keqe. Çdo mendim dhe çdo moment i ditës duket sikur duhet postuar për t’u parë nga të tjerët.
Postime në aplikacione si Instagram dhe TikTok marrin vëmendje të shpejtë dhe reagime të menjëhershme.
Por, njerëzit e arsyeshëm disa përmbajtje nuk i postojnë kurrë në rrjetet sociale.
Një postim i pakujdesshëm mund të ndikojë në mënyrën si të tjerët të shohin për vite me radhë. Prandaj nuk ka arsye që çdo mendim, emocion apo foto të bëhet publike.
Më poshtë janë 9 lloje përmbajtjesh që njerëzit e arsyeshëm zakonisht nuk i ndajnë në rrjetet sociale:
1. Çdo reagim emocional në moment
Njerëzit e mençur nuk postojnë në momentet e zemërimit apo trishtimit, sepse emocionet ndryshojnë shpejt dhe mund të pendohesh më vonë.
2. Çdo arritje personale
Nuk ka nevojë të tregosh çdo sukses. Postimi i tepërt mund të duket si pasiguri dhe jo si vetëbesim.
3. Detaje të jetës romantike ose familjare
Intimiteti humb vlerën kur bëhet publik. Shpesh rrjetet sociale mund të sjellin edhe xhelozi ose konflikte.
4. Gjëra për t’i bërë të tjerët xhelozë
Postimet për “show off” ose për konkurrencë sociale zakonisht sjellin më shumë pakënaqësi sesa kënaqësi.
5. Debate me të panjohur
Debatet në komente rrallë ndryshojnë mendime dhe shpesh vetëm krijojnë tension.
6. Informacione të ndjeshme
Vendndodhja, financat apo të dhënat personale mund të krijojnë rreziqe si vjedhje identiteti ose probleme sigurie.
7. Postime për t’u dukur shumë inteligjent
Njerëzit që përpiqen shumë të duken të zgjuar shpesh perceptohen si të pasigurt.
8. Përmbajtje që poshtëron të tjerët
Turpërimi publik i dikujt nuk është zgjidhje dhe krijon më shumë konflikt.
9. Çdo moment të jetës
Jeta nuk duhet jetuar vetëm për t’u postuar. Kur gjithçka dokumentohet, humbet përjetimi real i momentit.
