Të gjithë njerëzit përballen me situata të vështira apo traumatizuese në jetë, por mënyra se si i përjetojnë dhe i kalojnë ato është e ndryshme.

Trauma mund të ndikojë për një kohë të gjatë, edhe kur personi përpiqet të shërohet në mënyrë të shëndetshme.

Procesi i shërimit është individual, por sipas hulumtimeve ka disa shenja që mund të tregojnë se një grua ka kaluar shumë vështirësi në jetë.

Sot, studiuesit po analizojnë më shumë si ndikojnë trauma si PTSD, përvoja e fëmijërisë dhe marrëdhëniet toksike në jetën dhe sjelljen e grave.

Ja 10 shenja të një gruaje që ka kaluar shumë në jetë, sipas një studimi:

1. Ka reagime joproporcionale

Disa persona reagojnë edhe ndaj gjërave të vogla, ndërsa në situata shumë stresuese mund të duken të qetë. Kjo ndodh sepse disa situata i aktivizojnë kujtime ose frikëra të së kaluarës.

2. Duket më e pjekur

Shpesh këto gra duken më të pjekura sepse kanë marrë përgjegjësi herët në jetë. Kjo “pjekuri” shpesh është rezultat i mbijetesës dhe jo thjesht zhvillim natyral emocional.

3. Ngurron të kërkojë dhe të pranojë ndihmë

Shumë prej tyre janë mësuar të mbështeten vetëm te vetja. Kjo vjen nga përvoja ku ndihma nga të tjerët nuk ka qenë e sigurt ose e besueshme.

4. Nuk u beson të tjerëve lehtë

Problemet e besimit shpesh vijnë nga mungesa e kujdesit ose mbrojtjes në të kaluarën. Kjo i bën të kujdesshme dhe shpesh të distancuara në marrëdhënie.

5. Gjithmonë është e përgatitur për më të keqen

Kjo lidhet me ankthin dhe pritjen e vazhdueshme për rrezik ose zhgënjim. Shpesh është rezultat i mungesës së sigurisë emocionale në të kaluarën.

6. Është empatike dhe mirëkuptuese

Shumë prej tyre kuptojnë dhimbjen e të tjerëve sepse e kanë përjetuar vetë. Kjo i bën të jenë shumë të kujdesshme dhe mbështetëse ndaj të tjerëve.

7. Është besnike

Besnikëria e fortë vjen nga frika se njerëzit mund t’i braktisin. Ndonjëherë kjo i bën të qëndrojnë edhe në marrëdhënie jo të shëndetshme.

8. Është e ndjeshme ndaj ndryshimeve të gjuhës së trupit 

Ato vëzhgojnë me kujdes tonin, shprehjet dhe sjelljen e të tjerëve. Kjo vjen nga nevoja për të shmangur konfliktin ose rrezikun.

9. Gjen gëzim në gjërat e vogla

Pas vështirësive, ato mësojnë të vlerësojnë momentet e thjeshta dhe të vogla. Këto gjëra i ndihmojnë të ndihen më të qeta dhe të sigurta.

10. Mund të përvetësojë personalitete të ndryshme pranë njerëzve të ndryshëm

Disa njerëz ndryshojnë sjellje për t’u përshtatur dhe për t’u mbrojtur në situata të ndryshme. Kjo është një mënyrë për të ruajtur paqen dhe për të shmangur konfliktin ose lëndimin.