
Të komunikosh me një person narcisist mund të jetë shumë e vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për mënyrën e të folurit.
Personat narcisistë shpesh kanë ego të brishtë, nevojë të madhe për vëmendje dhe mungesë empatie, prandaj disa fjalë ose shprehje mund t’i provokojnë lehtë.
Më poshtë janë 10 fjalë/shprehje që më mirë është që të shmangen gjatë komunikimit me ta:
1. Ti thuash ‘Jo’
Kjo fjalë e thjeshtë mund të shihet si sfidim i drejtpërdrejtë dhe shpesh sjell reagim mbrojtës ose agresiv.
2. Kritika
Edhe kritika konstruktive mund të merret si sulm personal.
3. Dështim
Kur i referohesh veprimeve të tyre si dështim, mund të lëndosh egon e tyre dhe të shkaktosh zemërim ose mohim.
4. Më fal, por…
Kjo shprehje mund të duket jo e sinqertë dhe si kundërshtim i fshehur.
5. Gënjeshtër
Akuzimi i një narcisisti se po gënjen sfidon ndjenjën e tij të realitetit dhe të së vërtetës dhe kjo mund të çojë në konflikt.
6. Ndihmë
Sugjerimi se kanë nevojë për ndihmë mund të perceptohet si dobësi.
7. Kompromis
Shpesh e shohin si humbje kontrolli ose barazie në marrëdhënie.
8. Nuk jam dakord
Kundërshtimi i drejtpërdrejtë mund të merret si sfidë ndaj autoritetit të tyre.
9. Nuk kupton
Mund të duket ofenduese ose nënvlerësuese për një narcist.
10. Përgjegjësi
T’u kërkosh të marrin përgjegjësi për gabime, mund të sjellë reagim mbrojtës.
