A e keni vënë re ndonjëherë se disa njerëz rrallëherë e ekspozojnë jetën e tyre në rrjetet sociale? Ndoshta është ajo shoqja që ka përfunduar studimet, kushërira që duket se shkëlqen në çdo gjë që bën, apo kolegia që jeton jetën e ëndrrave duke punuar online nga plazhet e Balit.

Ata kanë bërë zgjedhje të zgjuara për jetën e tyre, por pa bujë, pa kërkuar vëmendje dhe pa pasur nevojë për miratimin e askujt. Kur më në fund kupton sa shumë kanë avancuar këta njerëz me inteligjencë të lartë, e kupton se ata kanë qenë duke ecur përpara gjatë gjithë kohës, në heshtje.

Influencuesi Colby Kultgen ndau disa nga zakonet dhe zgjedhjet që, sipas tij, i ndihmojnë njerëzit të kenë sukses në jetë. Ai shpjegon se shumica e vendimeve që marrim ndikohen nga katër gjëra kryesore: çfarë konsumojmë çdo ditë, me kë kalojmë kohën, cilët njerëz zgjedhim të shmangim dhe ku përqendrohet vëmendja jonë më e madhe.

Njerëzit me IQ të lartë bëjnë në heshtje këto 5 zgjedhje pa u shqetësuar se kush i miraton:

1. Ata fshijnë aplikacionet që nuk i përdorin

Pastrimi i hapësirës mendore për veten tuaj shkon paralelisht me pastrimin e telefonit tuaj. Hiqni qafe aplikacionet që nuk i përdorni. Kjo do t'ju ndihmojë të ndiheni më pak të lidhur me teknologjinë dhe më të lidhur me botën përreth jush.

2. Ndjekin instinktet e tyre

Të qëndrosh besnik ndaj vetes është një nga gjërat më të rëndësishme që bëjnë njerëzit me IQ të lartë. Të sillesh në mënyrë autentike, në vend që të veprosh vetëm sepse mendon se të tjerët e presin nga ty, është një mënyrë shumë më e shëndetshme për të jetuar.

Trajneri i marrëdhënieve Tony Vear shpjegon se kërkimi i vazhdueshëm i aprovimit nga të tjerët është një nga mënyrat se si njerëzit humbasin fuqinë e tyre personale. 

3. Rikthehen te gjërat që dikur i bënin të lumtur

Mendo për diçka që të pëlqente shumë të bëje më parë dhe provoje sërish. Rikthimi te aktivitetet që na ushqejnë shpirtërisht mund të ndezë sërish pasionin dhe të na kujtojë kush jemi në të vërtetë. Kur mendja dhe trupi janë në harmoni dhe je i përfshirë në diçka që të sjell gëzim, kreativitet apo lëvizje, rritet niveli i hormonit të lumturisë. 

4. Ata lexojnë për kënaqësi

Leximi na lidh me botë të tjera, reale apo imagjinare. Ai hap mendjen, ushqen kreativitetin dhe ndikon pozitivisht në shëndetin mendor. Zgjidh një temë që të frymëzon dhe mëso diçka të re rreth saj.

5. Vendosin prioritet shëndetin

Çdo njeri ka nevoja të ndryshme fizike, mendore dhe emocionale, ndaj është e rëndësishme të gjesh atë që funksionon më mirë për ty. Përveç kujdesit fizik, rëndësi të madhe ka edhe shëndeti emocional.