
Të gjithë duan të jenë të suksesshëm, por shumica e mendojnë veten si pak ose mesatarisht të suksesshëm, varësisht nga faktorë të ndryshëm.
Nëse dikush do të shkruante një manual për arritjen e suksesit, ai ndoshta do të përmbante udhëzime si të ecësh mirë në shkollë dhe të gjesh një punë të mirë me një pagë të lartë. Megjithatë, këto gjëra zakonisht u atribuohen njerëzve që tradicionalisht janë të zgjuar.
Shumë njerëz që mendojnë tepër janë gjithashtu shumë inteligjentë. Por mendjet e tyre tepër aktive mund t’ua pengojnë suksesin, siç e shpjegoi psikologia Dr. Jessamy Hibberd.
'Kur mendojmë shumë, po jetojmë pikërisht atë për të cilën shqetësohemi ose po përpiqemi ta shmangim, ose po rijetojmë dhimbjet e së kaluarës që na bënë të ndihemi keq', tha ajo.
Dr. Hibberd mendon se disa nga mënyrat më të mira për të kapërcyer natyrën toksike të të menduarit të tepërt janë jo vetëm të jesh i vetëdijshëm se kur të vijnë këto mendime, por edhe t'i sfidosh ato dhe t'i kujtosh vetes se çfarë është në të vërtetë realiteti. Kjo është ajo që do të të ndihmojë të ndërmarrësh hapin e fundit: "Veprimi është antidoti ndaj të menduarit të tepërt", tha ajo.
