Studimet kanë zbuluar një korrelacion të habitshëm midis tipareve narcisiste të personalitetit dhe një tipari çuditërisht të dukshëm fizik që janë, vetullat. 

Kjo sepse sipas studimit narcisistët shpesh dëshirojnë vëmendje dhe vetullat e theksuara e tërheqin vëmendjen në fytyrë, duke rritur atraktivitetin dhe dominimin e perceptuar.

Studiuesit sugjerojnë se kjo veçori mund të sinjalizojë në mënyrë të pavetëdijshme vetëbesimin, kontrollin dhe kotësinë tipare të lidhura ngushtë me sjelljen narcisiste.

Por, edhe pse korrelacioni është i fortë, jo të gjithë ata që kanë vetulla tërheqëse janë narcisistë.

Narcizmi ekziston në një spektër të caktuar dhe vetëvlerësimi ose dashuria për kujdesin ndaj vetes nuk janë të lidhura gjithmonë me një çrregullim personaliteti.

Nëse vetullat e dikujt janë të theksuara, dramatike dhe gjithmonë gati për kamera, kjo nuk e bën automatikisht atë narcisist.