Në një botë ku gjithçka duket se po ecën me shpejtësi dhe shpesh kthehet në kaos, të ruash qetësinë mund të duket e vështirë, por jo e pamundur.

Ka momente kur gjithçka rreth nesh duket e çrregullt dhe stresuese, megjithatë mënyra se si reagojmë ndaj këtyre situatave bën gjithë diferencën.

Me disa teknika të thjeshta dhe praktika të vogla të përditshme, mund të mësosh si të menaxhosh më mirë emocionet, të ulësh stresin dhe të qëndrosh e qetë edhe në mes të kaosit.

Ndrysho mjedisin

Ndonjëherë, gjithçka që ju duhet është një shkëputje e vogël. Të largoheni për disa minuta nga ambienti që ju streson, të bëni një shëtitje të shkurtër apo thjesht të ndryshoni hapësirë, mund të ndërpresë rrjedhën e mendimeve negative dhe t’ju ndihmojë të kthjelloheni.

Fuqia e frymëmarrjes

Një nga mjetet bazë dhe të menjëhershme është frymëmarrja. Frymëmarrjet e thella dhe të ngadalta ndihmojnë në ndërprerjen e ciklit të stresit dhe në uljen e tensionit, duke aktivizuar mekanizmat natyralë të relaksimit të trupit. Edhe një ndryshim i vogël në ritëm, por mund të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si ndiheni.

Aktiviteti fizik

Një nga mënyrat më të mira për të çliruar tensionin është aktiviteti fizik. Edhe një ecje e thjeshtë mund të përmirësojë humorin dhe të ndihmojë trupin të lirojë energjinë e grumbulluar nga stresi.

Shkruaj mendimet

Hedhja e mendimeve në letër ndihmon për të krijuar distancë nga situata stresuese. Kur i shihni gjërat të shkruara, ato duken më të qarta dhe më të menaxhueshme, duke ju ndihmuar të organizoni më mirë reagimet tuaja.