Për të studiuar diçka, fillimisht duhet të jemi në gjendje ta përkufizojmë atë, dhe një nga pyetjet klasike në psikologji lidhet pikërisht me përkufizimin e ndërgjegjes.

Shumica e njerëzve e mendojnë ndërgjegjen si vetëdijen për botën që na rrethon, duke krijuar një vijë të qartë ndarëse mes ndërgjegjes (kur jemi zgjuar) dhe pavetëdijes (kur jemi në gjumë).

Megjithatë, duket se kjo vijë ndarëse mes gjumit dhe vetëdijes kur jemi zgjuar nuk është aq e qartë sa mendohej. 

Psikologjia mund ta përkufizojë ndërgjegjen si një “funksion të mendjes njerëzore që merr dhe përpunon informacion” përmes sistemeve tona shqisore dhe aftësisë për të arsyetuar. Më pas ne “e ruajmë ose e refuzojmë” këtë informacion duke përdorur imagjinatën, emocionet dhe kujtesën.

Nga ana neurobiologjike, ndërgjegjja përkufizohet si një “spektër gjendjesh që variojnë nga gjendjet fiziologjike deri tek gjendjet e ndërgjegjes së dëmtuar”. Këto gjendje mendore mund të ndryshohen “ose përmes vetë-stërvitjes si meditimi ose përmes përdorimit të substancave”.

Në laborator, këto dy gjendje të ndërgjegjes zgjimi dhe gjumi mund të monitorohen dhe dallohen përmes modeleve të aktivitetit të trurit që shihen në një EEG.

Ndërgjegjja gjatë zgjimit është relativisht e lehtë për t’u përshkruar. Ne shohim, dëgjojmë, prekim, shijojmë dhe ndiejmë botën përreth nesh, më pas e dërgojmë atë informacion shqisor në tru që të përpunohet dhe të kombinohet me përvoja të tjera. Nëse ka rëndësi për ne, ruhet në kujtesë. Nëse jo, hidhet poshtë.

Gjumi nuk konsiderohet pavetëdije, por një gjendje e ndryshuar e ndërgjegjes. Sistemet tona nervore dhe njohëse, që zakonisht funksionojnë në sfond, gjatë gjumit punojnë në një nivel më të ulët dhe priren të prodhojnë “keqinterpretime si halucinacione, iluzione dhe shtrembërime të kujtesës gjendje të tilla të përkohshme dhe të kthyeshme përfshijnë ëndrrat, episodet psikotike.

Gjumi NREM bëhet më i thellë ndërsa biem në gjumë, dhe EEG-ja tregon një model karakteristik me valë të ngadalta dhe amplitudë të lartë. Gjumi REM karakterizohet nga një EEG që ngjan me modelin kur jemi zgjuar (valë të shpejta dhe të vogla), edhe pse jemi në gjumë të thellë. REM lidhet me atë që shumica e njerëzve i quajnë ëndrra.

Ekzistojnë dy faza kryesore të gjumit, secila e dallueshme nga ndryshimet në EEG. Modeli tradicional i gjumit thotë se ne kalojmë fillimisht në gjumin gjumi pa lëvizje të shpejta të syve (Non-Rapid Eye Movement ose NREM), i cili ka tre nën-faza: N1 deri në N3. Në secilën fazë biem më thellë në gjumë dhe bëhet më e vështirë të zgjohemi.

Nëse dikush zgjohet gjatë gjumit NREM, zakonisht thotë se nuk po ëndërronte, ose të paktën jo në mënyrën si zakonisht i mendojmë ëndrrat. Mund të përshkruajë vetëm një imazh të shkurtër apo një skenë të paqartë.

Studimet e fundit sugjerojnë se modeli tradicional i gjumit mund të ketë nevojë për përditësim. Decat, Le Coz, Senechal dhe kolegët e tyre zbuluan se gjendje të ngjashme me ëndrrat mund të ndodhin edhe kur jemi zgjuar dhe të vetëdijshëm, pa pasur një kufi të prerë mes mendimeve gjatë zgjimit dhe atyre gjatë gjumit.

Studiuesit donin të vlerësonin ndërgjegjen gjatë periudhës së kalimit nga zgjimi në gjumin e vërtetë. Ata regjistruan EEG-të e pjesëmarrësve dhe u kërkuan atyre të mbanin një shishe ndërsa pushonin në një karrige. Teksa relaksoheshin dhe hynin në fazat N1 dhe N2, muskujt relaksoheshin dhe shishja binte në tokë, duke i zgjuar.

Më pas pushimi i tyre ndërpritej në mënyrë të parregullt nga një alarm zanor. Pas çdo ndërprerjeje, pjesëmarrësit pyeteshin: “Çfarë ju kaloi në mendje gjatë 10 sekondave të fundit para ndërprerjes?”

Duke analizuar EEG-të e 10 sekondave para çdo ndërprerjeje, ata identifikuan modele specifike nervore për secilin lloj mendimi dhe për gjendjen nëse personi ishte zgjuar apo në fazat N1 ose N2. Rezultatet treguan se mendimet e pjesëmarrësve nuk ndiqnin atë kufirin e prerë mes zgjimit dhe gjumit. 

Pjesëmarrësit kishin po aq gjasa të përjetonin mendime të çuditshme, të ngjashme me ëndrrat kur ishin zgjuar, sa kishin ëndrra të zakonshme për jetën e përditshme kur flinin.