
Disa influencerë në internet, së fundmi po promovojnë ide ekstreme për përmirësimin e pamjes fizike te meshkujt. Ata thonë se qëllimi kryesor është të bëhesh sa më tërheqës fizikisht, pa marrë parasysh se çfarë duhet bërë për ta arritur këtë.
Këto ide përfshijnë edhe këshilla shumë ekstreme dhe të rrezikshme, si ndryshimi i formës së fytyrës apo ndërhyrje të rënda fizike. Kjo quhet “looksmaxxing”, që do të thotë përpjekja për të “optimizuar” pamjen deri në maksimum.
Brenda kësaj kulture përdoren edhe fjalë të veçanta. Për shembull, “mogging” do të thotë të dukesh më mirë se një burrë tjetër, ndërsa “ascending” do të thotë të përmirësosh pamjen tënde. Ideali i bukurisë është: fytyrë me tipare të theksuara dhe trup muskulor.
Studime tregojnë se një pjesë e madhe e djemve 16–25 vjeç në vende si Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australi ndjekin përmbajtje të tilla.
Në të njëjtën kohë, ka lindur edhe një reagim kundër këtyre trendeve. Disa ekspertë të shëndetit dhe ushqyerjes po përdorin rrjetet sociale për të kritikuar këto ide ekstreme dhe për të dhënë informacion më të saktë.
Një mjek sportiv, Dr. Michael Mrozinski, thotë se këto trende janë kthyer në një “përbindësha”. Sipas tij, ajo që nisi si këshilla të thjeshta për fitness dhe kujdes personal, ka shkuar deri në ide ekstreme dhe të rrezikshme.
Ai përmend raste ku disa njerëz këshillojnë goditjen e fytyrës për të ndryshuar strukturën e kockave, gjë që mund të shkaktojë dëmtime serioze si gjakderdhje, mavijosje dhe dëmtime të indeve.
Një tjetër ekspert, James Brash, thotë se nuk është kundër fitnesit apo jetesës së shëndetshme, por kundër keqinformimit që po përhapet nga influencerët me shumë ndjekës.
Sipas tij, problemi është kur njerëz pa kualifikime japin këshilla si të ishin ekspertë, duke përhapur informacione të jo të sakta.
