Të zotërosh një makinë është gjithmonë një ide e mirë dhe benefitet janë të shumta: mund të udhëtosh kur të duash, ku të duash, me kë të duash, të ndihesh vërtetë i lirë. Por, një makinë nuk sjell vetëm të mira, vjen edhe me disa përgjegjësi dhe pengesa që shpeshherë na shpenzojnë kohë dhe para. Trafiku i çmendur në rrugët e Shqipërisë, mungesa e vendeve për të parkuar, kontrollet në servis apo dokumentacioni përkatës, janë disa elementë që të bëjnë të mendohesh gjatë dhe mund të të sjellin edhe “dhimbje koke”.

Nëse për trafikun apo për parkimin nuk kemi ende një zgjidhje ideale, për dokumentacionin e makinës shpeshherë zgjidhja është të kërkojmë ndihmën e dikujt: një mik, një shok, një anëtar i familjes që ka ende pasion për makinat. Është mëse e zakonshme, sidomos për vajzat dhe gratë, të kërkojnë ndihmën e një djali për të plotësuar dokumentacionin e makinës: leja e qarkullimit, kolaudimi, kontrolli teknik dhe mbi të gjitha, sigurimi i detyruar i makinës. Të gjitha këto procese mund të bezdisin këdo por në vitin 2026, siguracioni i makinës nuk duhet të jetë më “një punë burrash”.

Në epokën që jetojmë, kur flasim për cilësinë e shërbimeve, nënvizojmë lehtësinë, komoditetin, shpejtësinë: të gjithë këta elementë lidhen më së shumti me zhvillimet teknologjike. Imagjino sikur të kesh mundësinë të kryesh shumë prej këtyre shërbimeve nëpërmjet telefonit tënd, nga kudo ndodhesh. Në fakt, nuk ke pse t’i lësh vend imagjinatës sepse falë integrimit të teknologjisë në financë apo siç e quajmë ndryshe, koncepti fintech, t’i mund të kryesh transaksione të ndryshme financiare nga celulari yt.

Shembulli më i mirë i financave dixhitale në Shqipëri është sjellë nga iute, pjesë e grupit bankar dixhital, iute Group. Nëpërmjet aplikacionit modern Myiute, kushdo mund të aksesojë shërbime të ndryshme financiare në kohë reale: edhe siguracionin e makinës TPL. Mjafton të vendosësh të dhënat e targës së makinës, të marrësh ofertën tënde dhe të kryesh pagesën me pak veprime, Një proces tërësisht dixhital, i thjeshtë, i shpejtë dhe i sigurt, që mund ta kryesh nga kudo ndodhesh. Nuk ka rëndësi nëse je në shtëpi, në bar, në plazh apo duke udhëtuar: siguracioni i makinës do të shfaqet në ekranin tënd.

Aaaa, po, ka edhe një tjetër risi: nëse nuk je i bindur për çmimin dhe nuk do ta kryesh pagesën menjëherë, mund ta paguash me pjesë. Shërbimin e merr menjëherë, ndërsa pagesën e kryen më vonë, me 4 këste dhe 0% interes. Tani mund të vazhdosh të mendosh për pushimet, siguracionin e makinës e ke në xhep.