
Disa njerëz e kanë të vështirë t’i rezistojnë blerjeve impulsive, ndërsa të tjerë nuk kursejnë kur bëhet fjalë për luksin, udhëtimet apo përvojat që i bëjnë të lumtur. Sipas astrologjisë, disa shenja të horoskopit njihen për prirjen e tyre për të shpenzuar më shumë se ç’duhet.
Zbuloni cilat janë 5 shenjat që kanë më shumë gjasa të harxhojnë para pa u menduar gjatë.
1. Dashi
Ju pëlqen të shijojnë jetën në maksimum dhe motoja e tyre është që paratë bëhen për tu shpenzuar dhe madje i thojnë vetes që duke shpenzuar i ndihmojnë edhe ekonomisë. Dashët janë shumë impulsiv dhe shpesh blejnë gjëra që i tërheqin vëmendjen në atë moment edhe pse më vonë nuk do donin që t'i kishin blerë.
2. Gaforrja
Gaforret janë të njohur për personalitetet e tyre si fëmijë dhe janë të aftë të dallojnë gjërat e bukura që në largësi, pa marrë parasysh çmimet e tyre. Gaforret sillen sikur nuk është faji i tyre, por përgjegjës për paratë e tyre është kush i shpenzon.
3. Luani
Luanët duhet të tregojnë atë që kanë, duhet të jenë më në modë dhe të veshur mirë midis miqve të tyre. Luanet i duan gjërat me shkëlqim dhe e kanë të vështirë të thonë jo dhe të mos blejnë diçka e bukur që i bie në sy. Ata vazhdimisht kanë ndjenjën e nevojës që të bien në sy dhe të vërehen nga të tjerët.
4. Peshorja
Peshoret do të donin të jenë të pasura dhe të blejnë vetë gjithçka në listat e tyre aktuale të dëshirave. Ato kanë në sy produktet luksoze, rrobat dhe bizhuteritë. Pa marrë parasysh çmimin, Peshoret nuk do të hezitojnë të blejnë diçka që i pëlqen edhe nëse llogaria bankare ose kuleta e tyre është afër zeros.
5. Akrepi
Llogaria e akrepëve është mësuar që shpesh të shoh numrin zero. Akrepët janë ndërmarrës të rrezikut dhe nuk do të hezitojnë që në asnjë moment të rrezikojnë edhe paratë e tyre të fundit për një projekt që kanë në mendje.
