
Sinqeriteti dhe transparenca konsiderohen si baza e një marrëdhënieje të shëndetshme në çift, sepse besimi ndërtohet mbi to. Por, në realitet, marrëdhëniet njerëzore nuk funksionojnë gjithmonë mbi rregulla absolute. Edhe çiftet më të shëndetshme ndonjëherë “e zbusin” të vërtetën. Madje, disa studime tregojnë se kur partnerët nuk tregojnë çdo gjë mund ta ndihmojnë marrëdhënien, në vend që ta dëmtojnë.
Kjo ndodh sepse sinqeriteti i tepruar, edhe pse duket ideale në teori, në disa raste mund të dëmtojë afërsinë emocionale më shumë sesa ta forcojë atë. Prandaj, në dashuri, ndonjëherë nuk është e nevojshme që çdo e vërtetë të thuhet në formën e saj më të drejtpërdrejtë.
Më poshtë janë dy lloje të “gënjeshtrave të nevojshme” që sipas studimeve mund të përdoren në një marrëdhënie të shëndetshme në çift:
1. Gënjeshtrat prosociale
Një nga format më të zakonshme në marrëdhënie janë gënjeshtrat prosociale, pra gënjeshtra që në fund të ditës kanë një ndikim pozitiv, sepse ruajnë qetësinë dhe lidhjen mes partnerëve.
Studimet tregojnë se, edhe pse ndershmëria është e rëndësishme, shumë njerëz preferojnë ndonjëherë një “zbutje të së vërtetës” sesa një realitet të ashpër. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur marrëdhënia kalon një periudhë të vështirë.
Një shembull i thjeshtë është kur partneri ka përgatitur një darkë me shumë përkushtim, por ushqimi nuk është shumë i shijshëm. Në vend që të thuhet “ishte pak pa shije”, shpesh është më e dobishme të thuhet: “Ishte e mirë, faleminderit që u mundove.” Qëllimi këtu nuk është të gënjesh, por të vlerësosh përpjekjen e partnerit.
2. Gënjeshtrat mbrojtëse
Një tjetër kategori janë gënjeshtrat mbrojtëse, të cilat përdoren për të shmangur lëndimin e panevojshëm emocional të partnerit.
Shpesh, në jetën e përditshme, ka gjëra të vogla që mund të jenë të bezdisshme, por jo aq të rëndësishme për t’i kthyer në debat, si zakone të vogla apo sjellje të padëmshme. Në këto raste, shumë çifte zgjedhin të mos reagojnë ndaj çdo detaji, për të ruajtur qetësinë në marrëdhënie.
Për shembull, shumë partnerë kanë ankesa të vogla për zakone që janë pak të bezdisshme, si: lë hapur dollapët ose zhurma gjatë ngrënies. Nëse çdo gjë e tillë do t'i thuhej partnerit se e ke bezdi, jeta e përditshme do të bëhej emocionalisht shumë e lodhshme.
Në vend të kësaj, shumica e çifteve zgjedhin të mos reagojnë për çdo detaj. Ata i lënë disa gjëra të vogla pa u diskutuar, sepse e dinë që dashuria kërkon durim dhe tolerancë.
