
Një 15-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa po lahej në një pishinë. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi.
Sipas të dhënave paraprake nga policia dyshohet se i mituri mund të ketë pësuar infarkt, por rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe pritet të sqarohen nga hetimet.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
